Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Erjon Geca, me anë të rrjeteve sociale, ditët e fundit është përfshirë në debatin për skandalin mes Teas, Beartit dhe Andit.
Ai përmes disa postimeve ka deklaruar se e di të gjithë atë që ndodhi brenda emisionit, duke theksuar vazhdimisht se produksioni e dinte për lidhjen e ‘bujshme’ mes Teas dhe Beartit.Por, pasi është kërcënuar se do t’i mbyllet Instagrami, Erjoni vendosi të ‘shpërthejë bombën’, andaj publikoi një audio-incizim.
Fillimisht, ish-konkurrenti tha se produksioni e dinte gjithë atë që po ndodhte jashtë emisionit që prej muajit dhjetor.Por, sipas tij, ata u mbajtën brenda për arsye audience, ndërsa imazhi i tyre është shfrytëzuar për arsye përfitimi.
Në atë audio, dëgjohet teksa Olsa po bisedonte me një konkurrent (nuk dihet nëse është Erioni), të cilit i thotë të shkojë të nesërmen për të biseduar për Beartin.
Ajo ndër të tjera dëgjohet duke thënë “Po nga na doli ky Bearti, më bëhet qejfi për këtë”.
“Sic degjohet produksioni ka qene ne dieni qe ne dhjetor dhe genjeni kur thot se skemi pas dieni. tani le te dale e te tregoje pse e mbajti te fshehur dhe pse i mbajti deri ne fund te janarit konkurrentet qe duhej eliminuar qe ne ate sekond???? dihet ne fakt por le ta thone vete”, shkruan Erioni.

Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...