Tashmë gjithçka është gati për dasmën mbretërore.
Përgatitjet për ceremoninë martesore kanë filluar shumë herët duke zgjedhur vendin se ku do të zhvillohet ceremonia, dekorin e tortës dhe kanë përzgjedhur edhe të ftuarit, ndërsa tash ka ardhur radha e ftesave të dasmës më të rëndësishme të këtij viti.
Ceremonia e dasmës së çiftit mbretërorë Princ Harry dhe Meghan Markle është në finalizim.
Ata kanë publikuar ftesat e dasmës, të cilat u janë dërguar 600 personave shumë prej tyre figura të njohura botërore.
Ftesat të cilat u prodhuan nga Barnard and Westwood, janë të shkruara në ngjyrë të artë dhe ngjyrë të zezë, me një symbol të tre puplave dhe në të kanë të stampuar një makinë të vitit 1930.
Simboli I ftesave mbretërore është printuar në letër angleze me bojë të artë amerikane.
Dasma e Princ Harry dhe Meghan Markle do të mbahet në 19 maj të këtij viti dhe në mesin e shumë të ftuarve, Princi iu ka bërë ftesë edhe tri ish të dashurave të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen./Arbresh.info/

Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...