Donald Veshaj vazhdon të komentohet jashtëzakonisht shumë.
Së fundi ai bashkë me vëllaun e tij binjak, Romeon kanë marrë vëmendje të madhe me emisionin e tyre më të ri, shkruan lajmi.net.
“Më lër të flas”, titullohet emisioni i tyre që ka nisur këtë të premte.
Mes shumë shakave dhe bisedave me të ftuar specialë, dyshja zhvilluan edhe një lojë mes vete.
I detyruar, Donaldit iu deshtë të përgjigjej se cila është moderatorja e tij e preferuar në ‘Top Channel’.
Ai hezitoi të përgjigjet duke marrë parasysh faktin që nuk mund ta thoshte publikisht emrin e ish-të dashurës së tij, Bora Zemani, e cila është prezantuese e një formati në TCH.
Megjithatë ai zgjodhi të pranojë atë që ishte shkruar në një nga kartat e shpëtimit ku deklaronte: Pranoj që kënga ime e fundit është dedikim për dikë që punon në Top Channel – në rregull.
Kështu Donaldi sikur pohoi se kënga e tij e fundit “Nuk je” është dedikim për prezantuesen Bora Zemani, duke dëshiruar rikthimin me të.
Ndërkohë kujtojmë se ai gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP” kishte krijuar një lidhje të re me këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila përfundoi pas mbarimit të spektaklit.
Shembet ndërtesa në veriun e Libanit, 5 të vdekur
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...