Këngëtarja e njohur Anxhelina Hadërgjonaj është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ka vite që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e fansave dhe mediave, me fotografitë provokuese që publikon.
Së fundmi, Hadërgjonaj ka marrë pjesë në festivalin “Coachella” të Los Anxhelosit, teksa ka vendosur të shkojë mjaft e ekspozuar në event, transmeton Telegrafi.
Në disa fotografi të publikuara në Instagram, Hadërgjonaj shfaqet mjaft atraktive, e veshur me fustan floriri, me prerje të shumta.
Fustani me ekspozime të shumta, nxirrte në pah pjesët trupore të Anxhelinës, e cila mori shumë komente në Instagram për këtë paraqitje.
Këngëtarja e cila nuk i la vend imagjinatës me paraqitjen e fundit, e dëshmoi edhe njëherë se vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtaret shqiptare me linjat më të përsosura.


Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira