Është përfolur ditëve të fundmi në media për një lidhje të mundshme mes këngëtarit Butrint Imeri dhe prezantueses shqiptare Kiara Tito.
Asnjë konfirmim nuk pati nga ana e dy palëve, teksa ka qenë Kiara ajo e cila gjatë një telefonate për “Top Selecet” nuk ka dashur të flasë fillimisht rreth kësaj teme.
Por më pas, me insistimin e prezantuesve të emisionit, ajo tregoi se mes saj dhe Butrintit nuk ka asgjë pos një miqësie të mirë.
Më pas, ata vazhduan ta ngacmojnë kolegen e tyre me pyetjen se si janë njohur ajo dhe Butrinti, dhe përgjigja e saj ishte se ata janë njohur televiziv.
Kiara tregoi se me Butrintin janë njohur në “Top Select”, ku i kishte dhuruar një puthje televizive, por që më pas mediat aluduan në një lidhje, që në të vërtetë ishte thjeshtë një miqësi e mirë. /TCH/


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...