Suksesi i Era Istrefit nuk mungon të paraqitet as në mediet e huaja, e kësaj radhe ishte revista amerikane ‘Forbes’, e cila i dedikoi një artikull Erës.
Fillimisht, prestigjiozja përmend se me të debutuar në skenën ndërkombëtare, Era Istrefi me ‘Bon Bon’ ka marrë mbi 400 milionë klikime në Youtube, shkruan lajmi.net.
Para kësaj, ‘Fobes’ shkruan se Era ishte fillimisht një yll në Kosovë, për të marrë më pastaj vëmendjen me ‘BonBon’.
Revista zbulon se më 25 gusht do të lansohet projekti i ri i Erës me titull ‘No i love Yous’, për të cilën ka bashkëpunuar me French Montanën.
Intervista e Erës për ‘Forbes’ ndër të tjera flet për pjesëmarrjen e saj në ‘Coachella’, këngëtarët që e frymëzojnë dhe padyshim suksesin e këngës ‘Bon Bon’.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...