Amazona është konsideruar si mushkëria e planetit, pylli tropikal i saj filloi të digjet gushtin që lamë pas duke shkaktuar jo pak dëme. Jair Bolsonaro ,President i Brazilit ka akuzuar vazhdimisht por pa pasur fakte konkrete aktorin e njohur Hollywoodian, Leonardo Di Caprio, për çështje që kanë lidhje me financimin e djegies së pyjeve të Amazonës.
Presidenti Bolsorano është zotuar se do të dëbojë nga Brazili organizatat joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit. Në një deklaratë të tij të premten ai është shprehur “Ky Leonardo Di Caprio është djalë i mirë apo jo?” Ai jep të hodha që amazona të digjet.
Kjo akuzë e presidentit brazilian erdhi pas një postimi të tij në Facebook ku e akuzonte sërish pa fakte Leonardon.
“Leonardo Di Caprio, djalli e marrtë, ti je duke bashkëpunuar për djegien e Amazonës”, është shprehur Bolsorano.
Duke shtuar se aktori me famë botërore është pjesë e një fushatë ndërkombëtare kundër Brazilit.
Akuzat e presidentit ndaj Di Caprios janë shtuar akoma më shumë pas arrestimit të 4 zjarrfikësve të martën, të cilët janë akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme për të rigjeneruar para për një organizatë jo qeveritare ndërkombëtare.
Prestigjiozja “The Guardian”, shkruan se kur zjarret e Amazonës u përhapën masivisht në muajin gusht, Leonardo premtoi se me anë të fondacionit të tij do të dhuronte 5 milionë dollarë amerikan për shpëtimin e katër pyjeve më të rëndësishme për ekosistemin e Amerikës Jugore.
Presidenca: Pretendimet për skemë apo plan të organizuar nga...
Hoxha: Bashkëpunim për avancimin e projektit evropian në Shq...
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...