Performanca e Ronela Hajatit gjatë provave në Torino të Italisë ka marrë vëmendje të madhe.
Kjo pasi ajo për një moment vë dorën tek pjesa intime.
Madje edhe fotot nga faqja zyrtare e ‘Instagramit’ të “Eurovisionit” u fshie.
Ardit Çuni, i cili është pjesë e delegacionit shqiptar në “Eurovision” ka sqaruar për herë të parë se si qëndron e vërteta e censurimit të fotove të Ronela Hajatit, të shkëputura nga prova e parë në festivalin evropian.
Përmes një video live me gazetarin William Lee Adams, ai theksoi se nuk do të ndryshohet asgjë nga performanca e saj.
“Janë fshirë fotot e Ronelës për shkak se fotoja kryesore mund të interpretohej si një performancë +18. Por ishte një frame nga e gjithë videoja. E pamë dhe e vendosëm që nuk ka asnjë gjë të keqe që nuk shkon. Janë ringarkuar fotot më vonë por sa i përket videos nuk do të ketë asnjë censurim dhe Ronela do të ketë atë që ka pasur nga fillimi.”, tha ai.
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës