Reperi, Rollie Bands u qëllua jashtë banesës së tij në Tampa vetëm pesë minuta pasi ai ndau një postim në Instagram duke i nxitur rivalët e tij të përballeshin me të.
Bands u qëllua në parkingun e IQ Apartments në bulevardin Bruce B Downs në Tampa të premten pasdite. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por më pas ndërroi jetë nga plagët e marra.
Ai thuhet se u tha kundërshtarëve që të “tërhiqen”.
“Shumë prej këtyre e dinë se ku jetoj”, ka shkruar ai, sipas HipHopDX.
Kujtojmë se, Bands, i cili ka lindur dhe është rritur në Tampa, është i njohur për këngët e tij “Struggle”, “Reminiscin” dhe “Close Ties”. /arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...