Reperi i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani (Fero) është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës në një nga pikat kufitare.
Fero me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Mbrëmë me datën 16.01.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve intensive hetimore është arritur që të arrestohet në pikë kufitare personi i cili ishte në kërkim policor F.Sh. (1994) shtetas kosovar për shkak të veprës penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 28.12.2022”, tha Hashani.
I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në Stacionin Policor Gjilan.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ,,Përdorim i armës’’. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore”, përfundoi Hashani. /arbresh.info/
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...