Egli Tako ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Goca & Gra”, ku jo vetëm që tërhoqi vëmendjen me stilin e saj të rafinuar dhe të sofistikuar, por edhe me qetësinë, maturinë dhe sinqeritetin që e karakterizon.
Si përherë, Egli u shfaq elegante në dukje dhe e artikuluar në çdo përgjigje, duke konfirmuar edhe një herë personalitetin e saj të natyrshëm dhe të vërtetë.
Gjatë bisedës, Egla Ceno e pyeti: “Po jeton në Prishtinë?” – pyetje që Egli e priti me buzëqeshje.
“Po, jetoj mes Tiranës dhe Prishtinës. Më së shumti më lidh puna me Prishtinën, muzika… është dashuria ime e parë që më mban aty”, – u përgjigj ajo me ndjenjë.
Egli zbuloi gjithashtu se është menaxhuar nga Fifi, e cila është pjesë e kryesisë së kompanisë muzikore ku ajo është e angazhuar.
Të dyja artistet jo vetëm që punojnë së bashku, por edhe bashkëkrijojnë: kënga më e re e Eglit, me titull “Jetë”, është shkruar në bashkëpunim me Fifin.
Por, surprizat nuk mbarojnë këtu. Egli bëri të ditur se ajo dhe Fifi do të sjellin së shpejti edhe një bashkëpunim muzikor, një projekt që fansat mund ta presin me padurim.
Një paraqitje që konfirmon se Egli Tako është më shumë se një artiste me stil – ajo është një zë i fortë, i sinqertë dhe plot përkushtim ndaj muzikës. /Telegrafi/
Një lëndë ushqyese kyçe për shëndetin e kockave, katër shkaq...
Revolucion, Al po shpejton ndërtimin e anijeve ushtarake në ...
Lani rrobat në këtë cikël nëse nuk dëshironi që t’ju hiqet n...
BE heq ndalimin e planifikuar për motorët me djegie të brend...
Kurti falënderon mërgatën për pritjen në Zvicër: Përzemërsis...
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...