Këngëtarja amerikane Billie Eilish, është një nga emrat më të dëgjuar të momentit. Ndonëse vetëm 18 vjeç, ajo njihet për stilin e veçantë dhe zërin karakteristik.
Këngëtarja është një ndër personazhet më të dashur dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale. Por si duket të qenurit e famshme ka të mirat dhe të këqijat e veta.
Kështu ka ndodhur dhe me Billie, e cila është detyruar të marrë një urdhër mbrojtje, pasi një fans i fiksuar pas saj, e përndiqte vazhdimisht. Sipas ‘TMZ’, Eilish ka marrë një urdhër mbrojtjeje për 3 vitet e ardhshme nga Gjykata Supreme e Los Anxhelos.
Ajo ka thënë në gjykatë se një fans i shfaqej vazhdimisht në shtëpinë e saj, pa maska dhe doreza dhe sillej në mënyrë anormale. Urdhri i ndalon personit në fjalë t’i afrohet Billiet ose familjes së saj.
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...