Mesa duket 17 banorët e tjerë i ka penguar fakti se Gani Germia, Edona James dhe Blero, u zgjodhën të preferuarit e publikut.
Të shumtë kanë qenë reagimet nga banorët, e bedate me tone të larta të zërit janë zhvilluar pas emisionit.
Ndalemi pak te Blero, Ishte Shqipja ajo e cila u shpreh gjatë spektaklit: “Nuk e besoj kurrë që publiku ka votuar Bleron”.
Në atë moment ndërhyri moderatori Alaudin Hamiti pyeti Shqipen nëse mendonte se produksioni ka ndërhyrë në televotim – gjë të cilën ajo e mohoi.
Të njëjtin mendim si Shqipja, e ndanë edhe Ylli Dervishi dhe Meti Alshiqi, të cilët kanë thënë se Blero është një nga banorët më pasivë në shtëpi dhe është e çuditshme se si ka krijuar simpati te publiku.
E faktin se Edona James ishte emri i parë që u tha si banorja më e preferuar, i ka penguar tej mase gazetarit Meti Alshiqit.
“Këto stile që i bën ti, kom me t’i largu prej qejfit. Mbaje në mend çfarë po të them. Unë vij ku të duash. Këta stile që t’u kanë shitur, harroje nuk të shiten më. Shko ku je mësuar, nuk ka sfilata këtu. Hajt se të tregoj”, i tha ai.
Ndërsa sa i përket Gani Germisë, Ylli pas emisionit tha se ai nuk do t’i flet më me gojë.
“Me mu ky e ka kry, është i vetmi banor që s’ka me i fol deri sa të kryhet ky Big Brother, hiç ska me nejt me të, si të fol ky ka me ja bë bajat çdo humor dhe çdo lojë, si te kap ai një lojë me lu prej Vëllait të Madh, ka me ja prish, ka me dal me zarf, lloj lloj zarfi ka mem ardh si dënim se pa ja prish nuk e lë, ka me ja plas zemrën”, u shpreh ai.
E në bisedën e tij u bashkuan edhe Lumbardhi, Santiana dhe Meti.
Ndërkaq Santiana u shpreh se nga prime tjetër e shihni se çfarë do të bëj.
Ani pse banorët gjatë gjithë ditës qeshin me batutat e Ganisë, i qëndrojnë shumë afër Edonës, dhe këndojnë një zëri me Bleron ata i ka “mbytur” fakti se në sy të publikut janë më të mirët./Arbresh.info/
Reali humb, por mban gjallë shpresat – dilemë e madhe për Ar...
Greqia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç nga 1 j...
Nexhi nga Kosova e vë në pikëpyetje autenticitetin e pamjeve...
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për dip...
Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës
Ushtria amerikane: Konfirmohet nga Irani që, Mojtaba Khamene...