Marrëdhënia e çiftit të njohur, Kim Kardashian dhe Pete Davidson po vazhdon të rritë çdo herë më shumë.
Në fakt romanca e tyre po afrohet edhe më shumë duke përfshirë edhe familjarët e tyre dhe këtë herë edhe ata të komedianit.
Burimet e afërta me Pete kanë thënë se Kim së fundmi iu bashkua atij në një udhëtim në New York ku aktori ishte atje për xhirimet e një filmi, shkruan TMZ.
Pasi Kim ishte me të në këtë udhëtim dhe produksioni i filmit ishte afër shtëpisë së gjyshërve të Pete në Staten Island pas përfundimit të xhirimeve gjatë ditës, Kim dhe Pete u larguan për të kaluar kohë me familjen e tij dhe ylli televiziv u takua zyrtarisht me gjyshërit e tij.
Ky takim mes tyre nuk ishte befasues pas të dy janë së bashku prej disa muajsh tashmë- por takimi me familjen e partnerit është gjithmonë një hap i madh.
Pete në anën tjetër është takuar më parë me motrat dhe nënën e Kim, Kris Jenner megjithatë ai thuhet se ende nuk ka patur një takim me fëmijët e saj për shkak të respektit nga Kanye West.
Ndërkohë, Kim javë më parë u shpall ligjërisht beqare nga babai i katër fëmijëve të saj./arbresh.info/
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...
A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave...
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...