Në natën e parë të “Festivalit të Këngës”, herë pas herë u shfaqën video-mesazhe nga fituesit e edicioneve të kaluara të festivalit. Arilena, fituesja e një viti më parë, nuk u shfaq kurrkund.
Ky detaj nuk u konsiderua fort i çuditshëm pasi zakonisht, fituesi i fundit ose hap festivalin ose performon në finale ku edhe dorëzon kupën. Mirëpo duket se as kjo nuk do të ndodhë. Mbrëmjen e djeshme performoi Eugent Bushpepa, fitues i dy viteve më parë, por jo Arilena.
Burime për News31.al bëjnë me dije se produksioni i RTSH-së nuk e ka ftuar fituesen e një viti më parë. “Kështu ndodhi vjet me Jonida Maliqin, me Eugent Bushpepën dy vite më parë e me çdo fitues,” shkruan News31.al.
Gjithmonë nëse burimet janë të sigurta, momentalisht është e paqartë pse stafi organizues i këtij viti, i cili është i ndryshëm nga ai i vitit 2019 me në krye dyshen Vera Grabocka-Alketa Vejsiu, zgjodhi të mos ftonte Arilenën.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...