Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB) njoftoi sot për zgjerimin e hartës të zonave të prekura nga murtaja tek bagëtitë e imta, në Shqipëri.
Në një njoftim për mediet, AKVMB bën të ditur se, deri më tani janë identifikuar zyrtarisht 7 ferma pozitive në 5 vatra shpërthimi.
Gjithsej 882 krerë janë të prekur, të cilët po asgjësohen sipas protokolleve për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
AKVMB ka marrë masa për ndalimin e tregtimit të kafshëve të gjalla në këto zona, ndalimin e lëvizjes së kafshëve ndërsa i bën apel fermerëve të njoftojnë veterineret për çdo shqetësim që paraqesin kafshët në fermat e tyre blegtorale.
“Ky është një hap jetik për mbrojtjen e tufave dhe për ndalimin e përhapjes së mëtejshme të kësaj sëmundjeje shumë ngjitëse dhe shkatërruese për blegtorinë”, thekson AKVMB.
AKVMB njofton se, veterinerët janë në terren, në gatishmëri të plotë dhe përkrah fermerëve për marrjen e mostrave për analizë dhe monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore të kafshëve./tar
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...