Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri gjatë javës ka qenë një nga temat më të diskutuara në prime-in e së martës në Big Brother VIP Albania. Iliri e kishte përdorur këtë term në një kontekst të paqartë, që lidhej me gatimet e përgatitura nga banorët.
Situata u komentua nga Brikena, e cila e ndjeu të nevojshme që Iliri t’i kërkonte falje Stenaldos për termin e përdorur. Në këtë moment, Stenaldo reagoi ndaj modeles, duke i kërkuar që të mos përzihej në situata në raport me të.
Gjatë prime-it të mbrëmjes së sotme, Stenaldo sqaroi qëndrimin e tij, duke theksuar se nuk është ndjerë i fyer nga përdorimi i këtij termi, pasi nuk ishte drejtuar ndaj tij.
“Do të kisha dashur të isha protagonist në prime por jo për këtë, megjithatë rrethanat vijnë ashtu siç vijnë. Brikena nga ana e saj nuk është një person i papërfshirë, një person i përfshirë është edhe lojtar dhe një lojtar i përdor në një mënyrë apo tjetër atë çka ndodh në shtëpi për të avancuar lojën e tij… unë në këtë program nuk jam futur të qaj…. Fjala që ka përdorur Iliri nuk më është drejtuar mua, ajo është fyese kur i drejtohet një personi me mungesë shikimi apo një komuniteti të tërë”, ka thënë Stenaldo në Prime.
Iliri në anën tjetër u sqarua duke thënë se nuk kishte qenë i vëmendshëm me atë që ka thënë.
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...
Benita: Big Brother mbani premtimet, votat edhe faktet i kem...
Përshkallëzohen tensionet SHBA–Iran/ Uashingtoni akuza Teher...
Ruben Loftus-Cheek e ka thyer nofullën, pas lëndimit në ndes...