Dashuria e Leonardo Di Caprio për natyrën tashmë ka memorialin e vet: një pemë që mban emrin e tij.
Kërkuesit e Kopshteve Botanike Kew në Mbretërinë e Bashkuar zbuluan një pemë në pyllin e Kamerunit dhe e quajtën “Uvariopsis dicaprio”. Pylli njihet për biodiversitetin e tij. Shkencëtarët dëshironin të vlerësonin përpjekjet e Di Caprio për të shpëtuar pyllin dhe e panë të udhës që pema të merrte emrin e tij.
“Dicaprio”, një pemë e vogël tropikale gjethegjelbër me lule të verdha që shpërthejnë nga kërcelli, është zyrtarisht e para e emërtuar nga studiuesit për këtë vit. Që tani, bima është klasifikuar si “krikisht e rrezikuar”.

Prerja e pemëve për lëndë drusore rrit nivelin e dioksidit të karbonit në ajër e për pasojë, është faktor ndikues në ndryshimin e klimës. Një nga pyjet e shiut më të mëdhenj në Afrikën qendrore, Ebo, ishte nën kërcënimin e shpyllëzimit.
Në vitin 2020, Leonardo bëri një fushatë për mbrojtjen e tij, pasi është shtëpi për njerëzit Banen dhe një popullsie të larmishme flore e faune. Ndonëse qeveria u tërhoq nga plani i saj, ka ende punë që kjo hapësirë të quhet “Park Kombëtar”./tvklan.al
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...