Vjosa Osmani është edhe zyrtarisht kandidate për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo e fundit në një mbledhje të mbajtur orë më parë ka zyrtarizuar ish-deputeten si kandidate për të parën e qeverisë së Kosovës.
Kjo ka bërë që të reagojë edhe këngëtarja jonë e famshme, Adelina Ismaili, e cila e ka përgëzuar politikanen mitrovicase.

Në fakt, ajo edhe më parë botërisht e ka mbështet 37-vjeçaren në kohë kur u përfol emri i saj si kandidate e LDK-së.
” Kjo është LDK-ja jonë! Uirm!!! V për fitore. V për Vjosën”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja në llogarinë personale në Facebook.
Ndryshe, tashmë edhe zyrtarisht është bërë e ditur që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 6 Tetor të këtij viti./Telegrafi/

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër