Modelja ruse, Emily Ratajkowski u pa duke puthur me pasion një burrë të pashëm misterioz gjatë një nate romantike në qytetin e New York-ut.
Emily dukej më e lumtur se kurrë teksa po ndante momente intime me burrin me flokë gri, përpara se dyshja të shikonin në sytë e njëri-tjetrit dhe të përqafoheshin, shkruan “People”, transmeton arbresh.info
Çifti i ri në dukje u pa më vonë duke shijuar një darkë, ku qeshën dhe u argëtuan tejet shumë bashkë.
Emily u pa gjithashtu duke prekur me dashuri fytyrën e burrit teksa po shijonin një koktej.

Një burim i tha People se dy yjet thjesht ‘po argëtohen’ dhe nuk ishte asgjë serioze.
Një burim i veçantë zbuloi se ka ‘një tërheqje’, por se ata kanë pasur vetëm disa takime dhe nuk është asgjë serioze.
Kujtojmë se, kjo puthje erdhi tre muaj pas ndarjes nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard.
Ndarja erdhi 16 muaj pasi ata mirëpritën djalin e tyre, Sylvester. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve