Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka reaguar me humor ndaj zërave që kanë qarkulluar në media ditëve të fundit, se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël.
Pas fejesës me partnerin e saj Granit Muhaxheri, Melinda u vu në qendër të vëmendjes për shkak të një videoje që publikoi në Instastory, ku ndjekësit vunë re një ndryshim të lehtë në barkun e saj. Kaq mjaftoi që të niste një valë aludimesh për shtatzëni.
Por artistja ka vendosur ta mbyllë vetë këtë kapitull, me një postim të ri në Instagram.
Në foto, ajo shihet me një gotë vere në dorë dhe me një mbishkrim të qartë:
“Nuk jam shtatzënë… ha kur jam e lumtur.”
Me këtë reagim plot sportivitet, Melinda i ka dhënë fund të gjitha hamendësimeve, duke treguar njëherësh edhe anën e saj gazmore dhe të çiltër.

Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...