Kanye West dhe Bianca Sensori po divorcohen pas tre vitesh martesë. Lajmin e ka konfirmuar edhe dikush i afërt me reperin. Të dy janë ndarë ditët e fundit dhe të gjithë po raportojnë se kërkesa për divorc është vetëm çështje kohe.
Sipas Daily Mail, e cila publikoi historinë, përçarja në marrëdhënien e çiftit filloi në natën e Grammy dhe arriti kulmin pas shpërthimit antisemitik të reperit në X/Twitter. Bianca Sensori mori vendimin të distancohej nga Kanye West, duke i dhënë fund gjithë situatës toksike dhe manipuluese që ishte krijuar mes tyre.
Siç raportohet, Bianca Sensori do të marrë 5 milionë dollarë nga Kanye West si kompensim, pas ndarjes së tyre. Të dy e kishin bërë këtë marrëveshje verbale dhe tani mbetet për t’u parë nëse do të mbahet. Tani për tani, 30-vjeçarja është ende duke qëndruar në rezidencën luksoze të Yeezy në Los Angeles, por nuk dihet nëse Kanye West është me të. Shumë raportojnë se këngëtari, pas çmimeve Grammy dhe prishjes së lidhjes së tyre, u kthye në Japoni, ku kaloi pothuajse të gjithë vitin e kaluar, duke qëndruar në hotele./abcnews.al
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...