Arkimed Lushaj – Stresi dhe Don Xhoni kanë lënë pas të gjitha hatërmbetjet me njëri-tjetrin.
Ata janë pajtuar së fundmi dhe ndërmjetësues i tyre ka qenë ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci.
Pas kësaj, reperi nga Shqipëria ka bërë një reagim me një postim të ndarë në InstaStory.

“Jemi në bisedime e sipër tash me pajtu Adelina Ismailin dhe Leonora Jakupin”, ka shkruar ai.
Stresi edhe pak ditë më parë si i ftuar në Big Brother VIP Kosova 3 për 24 orë i ka lëshuar një ‘diss’ Don Xhonit.
“Drenica është për luftë, jo për muzikë”, ka qenë deklarata e bërë që u aludua për Xhonatan Isufin (emri i vërtetë).
Sidoqoftë, ata tani kanë lënë pas të gjitha dhe mbetet të shihet për raportin e tyre në vazhdim. /Telegrafi/

Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...