Lajmi i ndarjes së Norës dhe Robertit shokoi shumëkë këtë mbrëmje kur këngëtari vendosi ta thotë një gjë të tillë përmes një postimi.
Sidoqoftë, lajmi nuk ishte risi për shumë miq të afërm të tashmë ish-çiftit që e dinin tash e një kohë për krizën përfundimtare të dyshes.
Pikëpyetjet kanë nisur të ngriten për shumë çështje. Mes tjerash, është aluduar se çfarë do të ndodhë me banimin/shtëpinë e çiftit në lagjen Marigona.
Prive.al mëson se shtëpia është blerë dhe i përket Norës e cila do të jetojë në të me Renée teksa Roberti ka tash e disa muaj që ka blerë një banesë në kryeqytet ku është zhvendosur për të jetuar i vetëm.
Tutje, mësohet se ndarja ka qenë me të vërtetë miqësore siç e tha edhe Roberti në postim pasi përgjatë kësaj kohe, ai kohë pas kohe ka shkuar sërish në lagjen Marigona për të qëndruar me vajzën duke shijuar ditët e nxehta në oborrin e villës luksoze.
Vrasja e 2023-ës në Dragodan, ekspertja thotë se veprimet e ...
“Në këto momente është pak negativiteti në kokë, por t...
Shtëpia e Bardhë: Lufta po shkon ‘me sukses dhe sipas ...
Babai Ervis Martinajt paraqitet në Gjykatë: Djali im u vra n...
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...