Rihanna javën e kaluar u nda nga miliarderi arab, Hassan Jameel, pas një romance prej tri vjetësh.
Por tani duket se Rihanna ka gjetur dashurinë e re në krahët e reperit A$AP Rocky, sipas burimeve të “The Sun”-it, përcjell portali arbresh.info
Raportohet se dyshja kaloi natën duke u argëtuar. “Ata qëndruan në të njëjtin apartament gjatë këtij udhëtimi në New York”, tha një burim.


“Ata vërtet po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit”, theksoi burimi.
“Është me të vërtetë e rastësishme lidhja midis tyre dhe ajo nuk po mendon nëse ka një të ardhme me Rockyn. Është thjesht një vajzë e re beqare që dëshiron të argëtohet’.
Kjo nuk është hera e parë që përhapen thashethemet për një lidhje dashurie midis Rihannas dhe Rockyt.
Ata u panë së bashku në New York City më 2013. Por reperi ishte i shpejtë për të shuar thashethemet për raportin e tyre. /arbresh.info/

Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër