Artistja e famshme botërore, Rihanna shfaqi trupin e saj pas lindjes, e veshur me një fustan të gjatë dhe elegant teksa mori pjesë në premierën e “Black Panther: Wakanda Forever” me të dashurin e saj ASAP Rocky.
Vetëm disa ditë pasi shpalli rikthimin e shumëpritur të muzikës për herë të parë në pesë vjet, me një këngë për vazhdimin e “Black Panther” i quajtur “Lift Me Up”, nëntë herë fituesja e “Grammy”-t dhe partneri i saj, të dy 34 vjeç, kombinuan veshjet në daljen e tyre të radhës së bashku, shkruan Daily Mail transmeton arbresh.info
Teksa artistja shfaqi fizikun joshës, reperi ndërkohë dukej gjithashtu elegant veshur me një xhaketë gri të çelur dhe pantallona të ngjashëm.

Dyshja, e cila mirëpriti një djalë më 13 maj në Los Angeles, pozoi për foto me krahët e tyre të mbështjellë me dashuri rreth njëri-tjetrit.
Rihanna nuk ka publikuar një album që kur doli “Anti” në vitin 2016. Për herë të fundit ajo publikoi një ‘single’ në vitin 2020 – “Believe It” me PartyNextDoor.
Rikthimi i saj me projekte të reja vjen më pak se një muaj pasi ajo konfirmoi planet e saj për të kryesuar shfaqjen e pjesës së parë të “Super Bowl 2023”. /arbresh.info/
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë