Prej gati një viti dyshja e njohur Jenna Dewan dhe Channing Tatum, jetojnë të ndarë, megjithatë ende nuk kishin përfunduar procedurat e divorcit. Por tani çdo gjë ka marrë fund dhe martesa e tyre ka përfunduar pas më shumë se 8 vitesh.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, të cilat shkruajnë se procesi i divorcit ka qenë i qetë dhe çdo gjë është ndarë me marrëveshje.

Përsa i përket kujdestarisë së vajzës, thuhet se të dy kanë të drejtë juridike dhe fizike për të qëndruar me vajzën.

Divorci vjen pak javë pasi Dewan dhe i dashuri i saj i ri, ylli i Broadway, Steve Kazee, 43 vjeç, treguan se janë në pritje të fëmijës së parë.
PDK mban sot konferencë për media
FSHF i uron mirëseardhje Bujar Pllanës dhe Stavro Pilos me n...
Haxhiu: Bombardimet e NATO-s mbi objektivat serbe ndryshuan ...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit që kanosi dëshmitarin...
Deputeti i VV-së për Kurtin: Është shumë i butë, i hareshëm ...
“Kur thërret Kombi” – Ramadani lë bashkëshorten në maternite...