Aktori Osman Azemi ka ndarë një moment emocional në rrjete sociale
Ai ka publikuar videon teksa ecë për herë të parë pas 159 ditëve.
“Mall për me ecë” është shprehur ai në videon e ndarë teksa e pi kafen në vendin e tij të preferuar në lagjen Bregu i Diellit.
Kujtojmë se aktori Azemi u aksidentua në fillim të muajit prill.
Fatmirësisht ai shpëtoi por me pasoja nga aksidenti të cilat u desh kohë të rikuperohen. Për muaj të tërë, Azemi ka qenë në regjim shtrati i trajtuar nga mjekët në shtëpi teksa së fundmi ishte shtrirë edhe në spital, ku u vizitua edhe nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti. /Prive By Liberta Spahiu
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...