Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, viteve të fundit ka qenë mjaft e pranishme në faqet rozë.
Në maj të vitit të kaluar, këngëtarja bëri bujë të madhe në media, pasi thuhej se ajo dhe i vëllai i saj i kanë marrë rreth 900 mijë franga në total 52-vjeçares Petra Z, dhe bashkëshortit të saj, Hans, 53-vjeçar, shkruan Blick.ch transmeton portali arbresh.info
Pas gjithë këtij skandali si duket, Loredana dhe Petra janë pajtuar, ku thuhet se reperja i ka paguar viktimës një shumë të madhe parash.
Por siç duket oferta e paqes nuk ishte edhe aq e lirë për Loredanën.
Sipas prokurorit publik në Lucern supozohet se Loredana ka transferuar një shumë prej 430,000 franga.
“Reperja Loredana është penduar dhe ka treguar mirëkuptim– ajo pranon se kishte sjellje të gabuar ndaj palës së dëmtuar”, shkruan prokurori në një mesazh.
Ndryshe, thuhet se Loredana i ka shlyer një pjesë më të vogël të shumës palës së dëmtuar në pranverën e vitit 2019. /arbresh.info/

Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...