Pamela: Meshkujt që shikojnë filma për të rritur janë të këqij si të dashur

NEW YORK, NY - MAY 05: Pamela Anderson in attendance at the 4th Annual Champions Of Jewish Values International Awards Gala at Marriott Marquis Times Square on May 5, 2016 in New York City. (Photo by Steve Mack/Getty Images)

08:46 | 25 Janar 2019
Arbresh.info

Biondina më e famshme në botë, Pamela Anderson, ka lënë një mesazh në llogarinë personale në Twiter, i cili shkaktoi debat të madh.

Bukuroshja që zbukuroi dikur ballinat e revistës së njohur, “Playboy” dhe ylli i serialit “Baywatch”, tha se burrat që shikojnë filma pornografik janë të dashur të këqij.

Përmes rrjeteve sociale, ajo i ka dënuar meshkujt që duan t’i shikojnë të tjerët gjersa kryen marrëdhënie seksuale.

“Femër meshkujt e tmerrshëm dhe më të ulëtit në karakter shikojnë filma pornografikë. Të pashpirt, të mjerueshëm, madje edhe të dhunshëm”, shkroi fillimisht aktorja hollivudiane.

“Dashuria nuk është ashtu siç duket në filmat pornografikë. Seksi janë burrat e guximshëm dhe radikalë që lexojnë dhe avokojnë për një të ardhme më të mirë”, shtoi Pamela.

Në fund ajo shkroi se veganët janë të dashurit më të mirë dhe i këshilloi femrat që të dashurohen në këso tipash të njerëzve.

Ky mesazh ka shkaktuar komente dhe diskutime të shumta në internet sidomos ndër gjininë mashkullore. Ndryshe, 51-vjeçarja është në lidhje me futbollistin francez të Marseilles, 33-vjeçarin Adil Rami.

Shpërndaje në rrjete sociale