Pasi e akuzoi për mashtrim dhe e quajti përbindësh, ish-lepurushja e “Playboy”, Pamela Anderson vendosën të përshkruajnë në detaje jetën e dyfishtë të ish të dashurit, futbollistit francez, Adil Ramit.
Megjithëse kishte thënë se do të heshte, aktorja dhe aktivistja vendosi të botonte disa korrespodenca dhe e-mail që i kishte shkëmbyer me ish-gruan e Ramit, Sidonie Biemont, me të cilën futbollisti ka binjakë.
Pamela i kishte shkruar Ramit, se ky i fundit i shtrëngoi kyçet e duarve dhe e tërhoqi për flokë gjatë një fjalosje që e kishin gjatë verës së kaluar.
C’est La Vie https://t.co/ShUSd0izCG
— Pamela Anderson (@pamelaanderson) June 26, 2019
Biemont kishte pohuar se vazhdonte të kishte marrëdhënie seksuale me lojtarin e Marseillet dhe se romanca e aktores me Ramin ishte vetëm për publicitet.
Sidonie dhe Rami dyshohet se ndërprenë lidhjen në vitin 2017, kur filloi të takohej me biondinën e botës së hollivudit.
Pamela gjithashtu e akuzoi Ramin se në të kaluarën i kishte izoluar të dashurat e saja, duke iu referuar edhe ndarjes së tij të parë. /Telegrafi/
Osmani në CNN: Pa institucione të themeluara shpejt, ëndrra ...
Agim Ademi niset drejt SHBA-së, i ftuar nga FIFA për Kupën e...
U.D Presidentja Haxhiu vlerëson mbështetjen e Suedisë për au...
Rama: Po e përmirësojmë infrastrukturën në Siqevë dhe në Sha...
56 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Punime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione të Prisht...