Ikona e kinematografisë botërore, Pamela Anderson, është fotografuar duke dalë nga një hotel luksoz në Miami me biznesmenin suksesshëm shqiptar, 25-vjeçarin Fatmir Hysenbelliu, djalin e manjatit të medias, Irfan Hysenbelliu.
Kohë më parë ata darkuan së bashku, ndërsa në mediat shqiptare u përhap lajmi se kishin shkëmbyer edhe komente në faqet e tyre në Instagram, por këto fotografi të postuara gjatë fundjavës nga britanikja Daily Mail janë një provë e fortë se ekziston diçka më shumë se miqësi mes tyre.

Aktorja e njohur dhe modelja 49-vjeçare shfaqet në formë të shkëlqyer fizike, transmeton BalkanWeb.
“E veshur me një palë pantallona të shkurtra të bardha, teksa nxirrte në pak këmbët seksi, Pamela u fotografua teksa zbriste shkallët e hotelit një ditë më parë, ndërsa pak hapa para saj zbriste një djalë i ri”, shkruan Daily Mail duke iu referuar biznesmenit të suksesshëm shqiptar.


57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...