Këngëtaret Tuna dhe Dafina Zeqiri dikur ishin mike shumë të mira!
Madje në vitin 2010 ato sollën së bashku një bashkëpunim me 2po2, këngën dhe klipin “Vibe”, i cili asokohe u pëlqye dhe u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku, shkruan Telegrafi.
Por, më pas gjithçka mori tatëpjetën kur disa thashetheme qarkullonin nëpër media.
Marrëdhëniet mes tyre filluan të prishen, kështu ato filluan duke ofenduar njëra-tjetrën publikisht.
Por mesa duket, pas kaq vitesh marrëdhënie të shkëputura, Tuna dhe Dafina kanë lënë gjithçka prapa krahëve, duke rregulluar raportet.
Ka qenë një fotografi e të voglit Tian, e publikuar nga Tuna sot (e premte) në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, e cila ka bërë që Dafina ta pëlqejë, dhe të mos largohet pa komentuar.
Një zemër dhe dy ikona emotive ishin ato që këngëtarja Zeqiri ka lënë në komentin, adresuar koleges së saj Tuna.
Mesa duket, kjo është një shenjë, e cila tregon për se gjithçka për dyshen ka mbetur prapa krahëve.

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit