Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, tashmë njihet si një personazh pa komplekse.
Ajo shpesh ka ndarë në InstaStory fotografi e video pa filtra, për dallim të një pjese të madhe të artisteve tjera.
E njëjta deri më tani nuk e kishte gjithashtu problem të shfaqej edhe pa makijazh dhe kjo është një nga arsyet se përse nuk është kritikuar asnjëherë për përdorimin e ‘photoshop-it’.
Mbrëmë, biondja ka vendosur të postojë një foto të rrallë në Instagram ku ka pozuar tërësisht pa makijazh e pa filtra.
“E zhveshur”, ka shkruar ajo.
Bebe në anën tjetër përkujdeset mjaft shumë për pamjen e jashtme dhe në secilën paraqitje është e kuruar në detaje.
Rexha në një nga intervistat e fundit theksoi se pavarësisht angazhimeve në punë, gjen kohë që në shtëpinë e saj në Los Angeles të kultivojë një kopsht me perime.
“Unë kam një kopsht të madh me domate në oborrin tim. Babai im u rrit në një fermë në Dibër dhe më mësoi pak për kopshtarinë”, tha ajo për US Weekly.

View this post on Instagram
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...