Në parkun olimpik “Feti Borova” boksierët kuqezi, do të synojnë të festojnë ditën
Pavarësisë në mënyrën më të mirë të mundshme. “OTR Fighting Night” do të bëjë bashkë disa nga boksierët më të mirë në vend, të cilët do të përballen me kundërshtarë nga shumë vende të botës.
Dy tituj WBC do të diskutohen në këtë mbrëmje të madhe të boksit shqiptar, ndërkohë që krahas ndeshjeve të boksit do të ketë dhe performance nga shumë artistë të njohur.
Fabio Kaciu, Ariol Zenel, Rexhildo Zeneli, Arjon Kajoshi, Ervis Lala, Ardit Murrja, Amarildo Vraja, Luis Gjolena, Alban Beqiri, Nelson Hysa dhe Neraldo Ymeri do të zbresin në ring me qëllimin e vetëm për të marrë fitoren.
Noizy, në cilësinë e promotorit të këtij eventi do të performojë për të gjithë të pranishmit, do të performojë për të pranishmit në parkun olimpik, për të kompletuar një mbrëmje të madhe për boksin shqiptar.
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...