Kim Kardashian-it iu dha vetëm një orë kohë për t’u evakuuar pas zjarrit që shpërtheu në lagjen e saj, Hidden Hills, Calabasas, Kaliforni. Vetë ylli i Instagram-it ka filmuar gjithë ngjarjen nga avioni i saj privat.

Vetëm kur mbërriti e sigurt, tregoi për ndjekësit e saj përmes nje Instastory se zjarri kishte rënë fare pranë shtëpisë ku ajo qëndron me Kanye-n dhe 3 fëmijët e tyre.


“Sapo u kthyem në shtëpi dhe kishim vetëm një orë kohë për të evakuuar shtëpinë tonë. Lutem që të jenë të gjithë mirë!” – shkruan KIm.

Duket se bashkë me Kim-in, të njëjtën skenë ka parë edhe Anxhelina Hadërgjonaj. Përmes disa Instastory-ve të postuar orë më parë, Anxhelina tregon disa pamje nga vendngjarja dhe njësoj si Kim, u kërkon të gjithëve të sigurohen.


“E evakuuar. Përpiqemi të jemi pozitivë” – shkruan ajo mbi një foto ku duket një tryezë me ushqime, qe padyshim është metoda me e mire për te marre veten pas një incidenti te tille.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...