Prezantuesja e televizionit amerikan Oprah Winfrey do të dhurojë 12 milionë dollarë për disa qytete amerikane që nuk janë në gjendje të ofrojnë shërbime adekuate në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
Winfrey tha se do të dhurojë para nga fondi i saj për koronavirus në Çikago, Baltimore, Nashville, Tenesi, Milwaukee, Kosciusko, Mississippi.
Ajo tha se beson që virusi nuk do të largohet së shpejti.
“Edhe nëse virusi largohet, njerëzit që nuk mund të punojnë me muaj për momentin do të kenë ende nevojë për mbështetje”, tha prezantuesja e televizionit.
Pesë milionë dollarë do të dhurohen për një shtëpi pleqsh në Çikago, dy milionë për një organizatë që shpërndan ushqim për 10,000 njerëz në Nashville, dhe pjesa tjetër për organizata joqeveritare që ndihmojnë personat që nuk marrin shërbime të mjaftueshme në disa qytete./blic/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?