Olti e ka shprehur vazhdimisht ndjenjën e fortë që ka për ish gruan e tij, ndonëse është kritikuar shpesh se po humb pikë me konkurrentet e Për’puthen +40.
Edhe ditën e sotme, kur u pyet nëse do të rikthehej sërish me ish partneren, Olti tha duke qeshur: “Varet çfarë ore niset trageti në darkë”.
Kjo nxiti reagimin e ashpër të Linditës, e cila i bëri të ditur se nuk është gomë rezerve dhe nuk do të bëhet gati për të e më pas ai ta lërë për shkak të ndjenjave që ka për ish-in. Olti u mundua që të qetësonte situatën, por nuk ia doli.
Lindita: Unë të uroj të gjithë të mirat që të bashkohesh me ish bashkëshorten tënde, por takim nga mua mos pretendo me këtë lloj përgjigje.
Olti: Po bëj shaka.
Lindita: Mendoj që asnjë nga vajzat nuk do të donte të ishte në këtë pozicion. Unë nuk jam gomë rezervë që të më zëvendësosh.
Olti: Asnjë nuk është gomë rezervë, asnjë nuk zëvendëson njeri. As ti në vendin e saj dhe as ajo në vendin tënd.
Lindita: Unë të lidhem me ty të shuash plagët e zemrës time? Unë i kam shuajtur prandaj jam në këtë emision.
Olti: Unë këtë plagë, o me ty, o me dikë tjetër do mundohem ta mbyll.
Lindita: S’jam vajza e duhur se përndryshe do kishte lëvizur diçka në zemrën tënde. Ai këmbëngul e thotë që do kthehet nëse ajo i thotë “po”, atëherë është ajo që tha Arjani, unë të vishem, të bëhem pjeshkë e të dal në takim dhe Olti më le.
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...