Aktorja e talentuar dhe e dashur për publikun, Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit e saj një seri fotografish që festojnë bukurinë dhe fuqinë e shtatzënisë.
Në këtë fotosesion të veçantë dhe artistik, Olta, e cila ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, shfaqet me një mrekulli në pritje dhe tregon linjat e saj trupore me krenari dhe feminitet.
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale e tregojnë ish-banoren e BBVA 2 në një formë mbresëlënëse, ku ajo nuk ka nguruar të ekspozojë barkun e saj të rrumbullakosur dhe të ndajë me botën një nga periudhat më intime dhe të bukura të jetës së një gruaje, shkruan telegrafi
Pozat e zgjedhura dhe rrobat e kujdesshme theksojnë këtë kohë të veçantë dhe ndihmojnë në krijimin e një narrative vizuale që shpreh forcën dhe ndryshimin.
Ndërsa ajo pret ardhjen e së fëmijës së dytë, ndjekësit nuk mund të presin për të parë më shumë nga ky kapitull i ri i jetës së saj dhe për të uruar aktoren për këtë aventurë të re që po përjeton.
View this post on Instagram
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër