“O Klod a të kam burrë?”, Elijona i shkon në shtrat banorit, teksa ai rri i shtrirë

19:39 | 10 Shkurt 2026
E.G

Një moment i tensionuar, por edhe i afërt, është shfaqur së fundmi mes Elijonës dhe Klodit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ajo i ka shkruar Klodit në shtrat, duke i thënë: “O Klod, a të kam burrë, ne duhet të diskutojmë e të stërdiskutojmë”.

Ndërsa Klodi është i shtrirë dhe nuk është i kthyer nga Elijona, ajo vazhdon ta thërresë: “Klodi, o Klodi, a di që gruas nuk i bën t’ia prishësh qejfin”.

Klodi përgjigjet: “Edhe gruaja më e qitë poshtë burrin është gjëja më e keqe. Meqë do të flasësh për burra e për gra, gruaja nuk bën ta ulë kurrë burrin”.

Elijona ia kthen: “Kur të ula”.

Por Klodi shton: “Nuk dua ta diskutoj”.

Elijona thekson: “Kur gruaja është vetëm me burrin, gruaja i thotë gjithçka burrit. Në momentin që del në sy të të tjerëve, gruaja e mbron burrin”.

Klodit i duket se mbrojtja e Elijonës është e ekzagjeruar dhe thotë: “A ti e ke çarë duke më mbrojtur”.

Ky moment ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke treguar dinamikën e ndërlikuar mes dy banorëve dhe afërsinë që po zhvillohet mes tyre./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale