Linda Rei tashmë është një emër shumë i njohur për publikun shqiptar pasi ka rrëfuer publikisht në ekran sesi u transformua nga djalë në vajzë në moshën 18-vjeçare, pasi e ndjente veten të tillë.
Pavarësisht karakterit paragjykues të popullit shqiptar, Linda është bërë pjesë e spektaklit “Dance With Me” dhe së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Rudina”. Por intervista nuk ka shkuar ashtu siç duhet, për shkak se ka patur një debat mes saj dhe moderatores. “Molla e sherrit” është pyetja që i drejtoi Rudina-Lindës.
“Si është jeta jote si transgjinore”, e pyeti ajo.
“Nuk jam transgjinore”, u përgjigj Linda, ndërsa Rudina ia ktheu: “Je shndërruar…”.
“Jo, fjala trans do të thotë “në mes”, je transgjinor kur je seksi mashkull por, ke paraqitjen e femrës ose e anasjellta. Unë jam operuar dhe jam seksi femër”, tha Linda, përgjigje që nuk e bindi Rudinën, e cila vazhdoi të insistonte, se Linda është transgjinore.
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...