Nora Istrefi realizon set të ri fotografik, e veçantë dhe në formë të mrekullueshme në pozat nga shtëpia luksoze

18:18 | 6 Tetor 2021

Këngëtarja shqiptare, Nora Istrefi, është pjesë e estradës prej shumë vitesh dhe akoma po vazhdon të jetë në formë sikurse në fillimet e karrierës.

Artistja, e ndjekur nga mbi një milion njerëz, shpesh publikon me fansat imazhe e video të ndryshme ndërsa nuk mungon me poza as nga përditshmëria.

Ajo kësaj radhe ka realizuar një set të ri fotografish përreth shtëpisë dhe lagjes së saj, duke qenë se jeton në një nga vendet më luksoze në Prishtinë.

Zeshkania shfaqet atraktive në një fustan të shkurtër të zi, i cili në pjesën e sipërme duket në formë këmishe.

“Mami është kthyer, ajo nuk u largua kurrë”, ka qenë përshkrimi i këtyre fotografivetë postuara në Instagram.

35-vjeçarja gjithashtu mori komplimente nga më të ndryshmet edhe për stilin e flokëve dhe paraqitjen e veçantë.

Nëna e një vajzë këtë periudhë ka qenë më pasive në muzikë, meqenëse të fundit projekt e solli gjatë verës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi)

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara