Noizy është ndër reperat më të njohur shqiptarë dhe është ndër yjet shqiptare që thyen rekorde me shikueshmërinë.
Shpesh herë e kanë cilësuar si problematik, por tashmë e shohim më shumë të angazhuar me muzikën, duke lënë menjëanë sherret dhe konfliktet.
Por, thumbimet nuk i lë asnjëherë reperi i hiteve “AK47” dhe “Ole”.
Së fundmi Noizy ka postuar një video ku na tregon një çantë “Victoria’s Secret” dhe në fillim na bën habi, por kur e hap shihen tufa parash.
“Këta hala m’folin për këngë… Ne e mbajmë sekret”, ka shkruar Noizy në këtë postim, shkruan intv.
Duket qartë se e ka për reperët shqiptarë, mbase për ata që këto para i kanë vetëm në tekste këngësh dhe jo në realitet.
Noizy mbetet prej reperëve më të shtrenjtë shqiptarë.

Tottenham – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare
Mediat ndërkombëtare që shkruan për fjalën përmbyllëse të H...
Joan Laporta sulmon Real Madrid: Për një herë që nuk u dhuru...
“E përmbyllëm javën e Pavarësisë”, Haradinaj ngjitet në majë...
Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronë...
Drita shfrytëzon gabimin e Ballkanit dhe Prishtinës, merr kr...