Pavarësisht dramave të divorcit, Brad Pitt e ka gjetur kohën për të dalë me dikë. Në fakt, jo thjesht “dikë”, por me një modele 27-vjeçare të quajtur Nicole Poturalski.
56-vjeçari dhe e dashura e tij e re janë parë jashtë aeroportit të Parisit, para se Brad të udhëtonte drejt kështjellës së tij në jug të Francës.
Burime të tjera, janë shprehur se dyshja silleshin si “adoleshentë të çmendur”, por derisa paparacët të sigurojnë prova për këtë, mund të besoni se është thjesht një flirt i radhës për Pitt. Gjithsesi, nëse s’ja keni idenë si duket Nicole, urdhëroni!


Disa portale deri më tani kanë vënë në dukje ngjashmërinë e saj me Angelina Jolie, por nëse bën një xhiro të shpejt në Instagram-in e vajzës, duket më shumë si kombinim i Irina Shayk dhe Jolie.
Derisa ta ndani mendjen se cilës i ngjan më shumë, po ju themi dy fjalë për dashurinë e re të Pitt. Nicole është modele gjermane, flet 5 gjuhë të huaja, ka një fëmijë dhe ka themeluar një organizatë në ndihmë të peshkaqenëve.
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor
Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur kosovare Belkize Tuli Kr...
Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...
MPJD konfirmon se qindra kosovarë ndodhen ende në Lindjen e ...