Seksioni i komenteve në llogarinë e Instagramit të Britney Spears është përdorur nga hakerat për të koordinuar sulmet.
Kompania e sigurisë Eset, ka zbuluar se hajdutët e internetit kontrollonin një virus të quajtur Turla, duke postuar komente mbi fotot e këngëtares.
Komenti në fakt dukej si spam, por më pas transformohej në një virus, duke shigjetuar viktimat e faqeve të tjera. Edhe faqe të tjera janë përdorur për të gjurmuar viktimat dhe për të përhapur virusin.
Turla ka qënë aktive që nga 2014, dhe synonte të kapte punonjësit e qeverisë, diplomatët dhe zyrtarë të tjerë, thotë kërkuesi i Eset, Jean-Ian Boutin. Mendohet të jetë përdorur nga një grup hakerash që punonin për shtetin rus.
Shpesh, tha ai, ata që krijuan Turlën kanë kompromentuar faqe që synohej të vizitoheshin.
Një server i kompromentuar i kërkonte vizitorëve të instalonin një ‘extension’ për brouserin Firefox.

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...