Rita Ora ka vite prej kur është larguar nga Kosova në drejtim të Londrës, por asnjëherë nuk e harron vendin nga ka ardhë.
Në Prishtinë, një rruge i është vendosur emri i gjyshit të saj, Besim Sahatçiu, shkruan lajmi.net.
Kjo gjë e ka gëzuar jashtë mase këngëtaren, e cila përmes rrjeteve sociale u shpreh krenare për veprën e gjyshit të saj.
“Gjyshi im ishte një nga drejtorët e parë në Kosovë dhe jam shumë krenare që ishte aq i patrembur. Tani, ai ka rrugën me emrin e tij në qytetin tonë të lindjes, Prishtinë”, ka shkruar Rita.
Për ndryshe, prindërit e Ritës, Nik dhe Vera Ora, së fundi po qëndojnë në Kosovë për pushime.

VV-ja zyrtarizon koalicionin me GUXO-n, Alternativën dhe PSh...
Kusari-Lila në Zvicër: Kosova mbetet pro rrugës evropiane
Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot, nafta 1.67 e...
Falsifikim me dokumente në Prishtinë, policia sekuestron kom...
Arrestohet një person për gjuajtjen me armë në Prishtinë
Protesta e PD-së sot në Tiranë, mbi 1200 policë në terren