Një radio në Teksas ka ndaluar këngët e Madonnës, duke e cilësuar atë si ‘jo-amerikane’.
Ylli i pop muzikës, ka ngjallur reagime të mëdha pas fjalimit të saj në marshin e grave në Uashington, transmeton arbresh.info.
Këngëtarja ka reaguar në lidhje me deklaratën duke thënë se ‘njerëzit e nuk e kanë kuptuar drejt mesazhin e saj’. Madonna ka qenë një kundërshtare e hapur e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Menaxheri i radios HITS 105, Terry Thomas, përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se ‘ndjehet keq që kanë lëshuar këngët e Madonnës dhe që kanë paguar honorarët e saj, përderisa artistja ka ndjenja anti-amerikane’.
Megjithatë, këngëtarja përmes rrjetit social Instagram, ka sqaruar deklaratën e saj, duke thënë se nuk është person i dhunshëm dhe se mbi të gjitha ajo ‘zgjedh dashurinë’./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...