Një plan i ri vjen nga Albatriti dhe Egzona

15:17 | 20 Shtator 2017

Ata padyshim se janë njëri ndër çiftet më simpatik të estradës kosovare.

Bëhet fjalë për çiftin e njohur këngëtarin Albatrit Muqiqi e bashkëshorten e tij Egzona Brahimaj-Muqiqi.

Dyshja e njohur së fundmi kanë vendosur të merren me një biznes të tyre.

Këtë e ka bërë të ditur Albatriti për Express i cili thotë se shpejti do të hapin një lokal të ri së bashku me Egzonën e motrën e tij Albionën.

“Kryesore është që tani jemi duke hapur një lokal të ri së bashku me Egzonën dhe Albionën, ku do të ketë fustane luksoz, pallto e shumë gjëra të tjera. Pra ky është plani që kemi momentalisht”, ka thënë Albatriti.

Ai më tej ka zbuluar se brenda dy apo tre muajve do të publikojë një këngë të re.

Duke ditur se janë një familje artistësh edhe Albiona së shpejti pritet të publikojë projektin e saj.

Kujtojmë se Albatriti e Egzona para disa muajve janë bërë prindër për herë të parë të një vajze shumë të ëmbël të cilën e pagëzuan me emrin Amelia.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara