Një natë për t’u mbajtur mend, Shawn Mendes ndezi skenën e Sunny Hill-it

10:30 | 3 Gusht 2025
E.H

Një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop botërore, Shawn Mendes, elektrizoi skenën e festivalit Sunny Hill mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, duke dhuruar një performancë që do të mbahet mend gjatë nga mijëra fansa të mbledhur nga mbarë rajoni.

I shoqëruar nga një produksion i jashtëzakonshëm me drita, vizualizime dhe një atmosferë elektrizuese, Mendes interpretoi disa nga hitet e tij më të njohura si “Treat You Better”, “There’s Nothing Holdin’ Me Back”, “In My Blood” dhe “Stitches”, ndërsa publiku këndonte çdo fjalë me të.

Por nuk ishte vetëm muzika që e bëri këtë natë të veçantë, ishte lidhja e sinqertë që Shawn krijoi me publikun. Me buzëqeshje të sinqerta, përqafime ndaj disa fansave në vijën e parë dhe fjalë mirënjohjeje për mikpritjen në Kosovë, artisti kanadez e bëri të ndjehej se kjo nuk ishte thjesht një performancë, por një përjetim i përbashkët.

“Është hera ime e parë në Kosovë dhe nuk do të jetë e fundit! Ju jeni të pabesueshëm,” tha Mendes nga skena, duke ndezur edhe më shumë entuziazmin e të pranishmëve.

Tingujt e muzikës u përzien me valët e duartrokitjeve, flakadanëve dhe energjisë që nuk ra as edhe për një sekondë gjatë gjithë performancës.

Sunny Hill, tashmë i njohur si një nga festivalet më të mëdha në Evropë, vazhdon të sjellë në Prishtinë artistë të rangut botëror dhe t’i japë qytetit një impuls unik kulture dhe arti.

Disa video nga përformanca e tij mund t’i ndiqni më poshtë:

@arbresh_info

Shawn Mendes ndezi gjithë Sunny Hill-in #shawnmendes #sunnyhillfestival #dualipa #prishtina #kosova🇽🇰 #fypp #shawnlive #shawnfan

♬ original sound – arbresh.info

@arbresh_info

Ylli botëror nuk hezitoi të përqafoi fansat e tij në Sunny Hill Festival në Prishtinë #fanlove❤️ #shawnmendes #dreamcometrue😍 #sunnyhillfestival #fyppp

♬ original sound – arbresh.info

@arbresh_info

Shawn Mendes merr një dashuri të jashtëzakonshme nga publiku në Prishtinë #shawnmendes #prishtine #sunnyhillfestival #shf25 #fyppp #videoviral #ylli #boteror #kosova

♬ original sound – arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale