Kohët e fundit kemi dëgjuar vetëm lajme ndarjeje –bashkimi (e anasjella) për Angelina Jolie, e cila bashkë me ish-partnerin e saj Brad Pitt kanë sjellë një nga lajmet më të bujshme të Hollivudit.
Ama, më në fund erdhi koha të flasim për lajme të mira për Jolie.
Një nga rolet e saj më të suksesshme ishte padyshim ai në filmin “Maleficient”, ku na duhet të pranojmë se aty Jolie ka dhënë 100% nga vetja.
Duket se ka ardhur koha ta shohim sërish Angelina-n në të njëjtin rol.
“Kemi filluar të punojmë për skenarin dhe gjithçka po shkon shumë mirë. Kemi pritshmëri të lartë për filmin e dytë”, – ka thënë Angeline Jolie në një intervistë ku ka konfirmuar “Maleficient 2”.
Ne jemi shumë kurioz të dimë se çfarë do të na servir Angelina këtë herë.

Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...